Eugena Tomini është shkarkuar nga detyra si zëvendësministre e Shëndetësisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku asaj i është besuar një tjetër detyrë.
Mësohet se Tomini do të jetë drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik. Ajo
zëvendëson në këtë pozicion ish-drejtoreshën Albana Fico, e cila u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.
Kujtojmë se Eugena Tomini më parë ka drejtuar sektorin e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, në Departamentin e Epidemiologjisë në ISHP.