Vendosni fjalën kyçe....

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci, ai nuk e pranon: Do të drejtohem deri në Strasburg për të drejtën time


Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin Luan Daci, i cili është dënuar me 6 muaj burgim, por që u pezullua me një 1 vit shërbim prove.

“Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra.”- thuhet në vendimin e KPA.

Ky i fundit ka reaguar pas vendimit të KPA-së duke thënë se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë.

Ai paralajmëroi se do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut për të gjetur të drejtën e tij.

“Sot, KPA shkeli të dy Kushtetutat. Shkeli kushtetutat dhe shkoi në ligjin magjistratë. Kushtetuta jonë është aneks. Ju jeni të interesuar për prishjen e vendimit të Strasburg, e Luan Daci do i fitojë të gjitha të drejtat. Do i drejtohem Strasburgut.

Do të bëj gjithçka që të kthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Sot e theksoj, janë shkelur dy kushtetuta. Është shumë e rëndë, që ta shkelë një dhomë gjykimi i një nivelit të lartë. E drejta vonon, por nuk harron.”- tha Daci.

Ish-gjyqtari akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97.