Një hetim nga BBC ka zbuluar se mbetjet e Britanikëve eksportohen ilegalisht në Rumani, me “tonelata prej tyre” të gjetura në kontejnerët e transportit në një nga portet e vendit.
Raporti thotë se policia mjedisore i përmbledh mbeturinat si “mbetje të pavlera që nuk mund të riciklohen”.
Një roje në port i tha BBC-së se kjo e bën atë të ndiejë se “Rumania është landfilli i Evropës”.
Një vend i madh jashtë Bukureshtit besohet të jetë vendi ku përfundon pjesa më e madhe e mbeturinave. Ndërsa punëtorët në landfill kanë mohuar praninë e mbetjeve britanike, banorët e fshatit i thonë korrespondentit të BBC-së Angus Crawford “kjo është e pakuptimtë”. “Është imorale, e paligjshme dhe e egër,” thotë një vendas.
Një përfaqësues i autoriteteve rumune i thotë Crawford-it se nevojitet ndihma e qeverisë britanike për të goditur “krimin e mbeturinave”. “Unë besoj se qeveria britanike duhet të kishte shtuar kontrollin në kufirin e tyre për eksportet. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi nga ana jonë.”
Në dokumentar, tregohen shembuj të mikrovalëve dhe frigoriferëve me priza britanike (pa certifikata sigurie) dhe sende të tjera elektrike që kanë përfunduar në tokën rumune. Raporti thekson se sa nga këto mbetje transportohen më pas në komunitetet ku digjen ilegalisht për nxjerrjen e bakrit dhe aluminit; NPN ka raportuar më parë mbi gjetjet e Greenpeace se mbetjet plastike në Mbretërinë e Bashkuar po digjen në Turqi.
Octavian Berceanu, aktivist mjedisor, komenton: “Po shkatërron cilësinë e ujit. Po shkatërron cilësinë e tokës. Po shkatërron cilësinë e ajrit dhe cilësinë e jetës.”