Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka përfunduar takimin që zhvilloi sot në selinë e PD-së me kryedemokratin Lulzim Basha.
Në një prononcim të shkurtër për mediet, Escobar u shpreh se priste shumë përkushtim nga institucionet shqiptare për të luftuar korrupsionin. Në fund ai shtoi se e kishte ftuar Bashën në SHBA.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian dhe luftës ndaj korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet.
Por për ta kthyer këtë në realitet do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington së shpejti.”- tha Escobar.
Escobar shoqërohej në këtë takim nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Pas këtij takimi edhe Basha foli pak për mediet, ku u pyet në shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte përmendur në takimi, gjë të cilën ai e pohoi.
“Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit?”– tha Basha.
Kujtojmë se kjo vizitë e Escobar vjen vetëm dy ditë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Berisha më 11 Dhjetor dhe që do mbahet në stadiumin “Air Albania”. /Hashtag.al