Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi tha në emisionin “Opinion” se Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike.
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi tha në emisionin “Opinion” se Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të largohen të dy nga Partia Demokratike
Shehi tha se Berisha ka mbështetjen e shumicës së demokratëve ndërsa Basha vulën, por për të bashkuar partinë të dy duhet të largohen.
“Për të bashkuar partinë dhe opozitën duhet të largohen të dy, kjo punë nuk shkon më bashkë, mbaroi kjo punë. Tani a fiton a Berisha a fiton Basha në këtë betejë, po qe për numër populli fiton Berisha, ta them unë. Basha nuk qe i zoti ta çojë në fitore, Berisha përfaqëson fituesin. Berisha ka shumë armë në këtë punë, ka tifozët ka dhe ata që janë kundër Bashës, ka shumë armë për ta fituar këtë betejë. Por a përfaqëson rikthimi i Berishës progresin e politikës shqiptare? Prandaj kam thënë që të ikin të dy. Me numra, me shifra e debate do kesh punë ti tre muaj këtu. Unë them po qe për perceptimin tim shumica janë me Berishën, mbaroi kjo punë. ai do mbajë zyrat, nënpunësit vulën, ai tjetri do mbaj popullin dhe kjo të çon në përplasje. E vetmja mënyrë për të dhënë një shenjë emancipimi, Basha duhet të ishte larguar pas humbjes, sa prova duhet të bësh me opozitën?”-tha Shehi.