Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i Escobar me politikanë në Shqipëri, Ambasada e SHBA-ve: Fokusi në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për minimin e demokracisë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shkruar për takimet e të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me Kreun e PD-së, Lulzim Basha, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.

Ambasada shkruan se Escobar vuri në dukje fokusin e SHBA-ve në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022”-thuhet në njoftimin e Ambasadës.