Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj acarohet nga grafitet në Qytet Studenti pas “Ditës së Rinisë”: Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksistë


Pas aktiviteteve të zhvilluara ditën e djeshme në Qytet Studenti me rastin e Ditës së Rinisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar disa foto të punonjësve të pastrimit në rrjetet sociale, të cilët edhe pse në ditë pushimi janë angazhuar me punë.

Kjo pasi janë detyruar të fshijnë disa grafite që janë shkruar nëpër mure në Qyteti Studenti.

Veliaj shprehet i indinjuar për shkrimet e Grafitit të pikturuara nëpër mure nga aktivistë të Organizatës Politike.

 “Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinise, që për të gjithë qe pushim?

Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksiste të cilat nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga Qyteti Studenti në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr).”- shkruan Veliaj ndërsa shpërndan fotot.