Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediet mbi mënyrën se si do të procedohet për zgjatjen e mandateve të organeve të vettingut.
Balla deklaroi se nesër Komisioni i Venecias do të japë një opinion zyrtar lidhur me këtë çështje.
“Kjo nuk varet në dëshirën time dhe as të shumicës. Kjo është një çështje procedurë parlamentare e duke qenë se është çështje teknike Kuvendi e ka kohën për ta diskutuar edhe marrë në shqyrtim.
Deri në muajin maj, që i përfundon afati sipas parashikimit kushtetues, kuvendi i Shqipërisë ka një agjendë të vetën, por të mos harrojmë që në këtë agjendë është ndërthurur opinioni i Komisionit të Venecias. Kështu që në këtë mënyrë Kuvendi është i detyruar të presë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias. Procedura parlamentare paracakton edhe disa afate të tjera.
Askush nuk mund të na vendosi në një presion afatesh grupin më të madh parlamentar të opozitës që është PD. Natyrshëm kjo çështje do të marrë kohën e vet.”- deklaroi Balla.