Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ka mbërritur në godinën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sikurse kishte bërë me dije ambasada amerikane më parë, Escobar do të zhvillojë një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Kujtojmë se më herët ai u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë blu ku kërkoi nga institucionet shqiptare përkushtim të fortë në luftën kundër korrupsionit.
Më vonë, rreth orës 17:00 pritet të ketë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Një veprim politik nga Berisha që vjen pas shpalljes së tij “non grata” nga DASH si dhe pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së. Një çështje që ka sjellë krizë në këtë forcë politike.