Nënkryetari i PD-së, Alibeaj, ka shkruar para pak çastesh se Berisha dhe kushdo tjetër që ka pasur dyshime e ka marrë përgjigjen nga SHBA se çfarë ndodh nëse një parti nuk distancohet nga personat non grata.
Ai thekson se PD nuk do mbetet peng i asnjë interesi personal dhe as mburojë e halleve të askujt.
“PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal. PD nuk do të bëhet mburoje e halleve të askujt. Sali Berisha dhe kushdo qe kishte dyshim e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata.” – shkruan Alibeaj, që e ka shoqëruar statusin edhe më një video nga intervista e zv.ndihmës Sekretarit amerikan për Europën e Euroazinë, Gabriel Escobar me gazetarin Sokol Balla.