Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç.
Raportohet se nga të shtënat ka humbur jetën një 55-vjeçar.
Plumbat i morën jetën shtetasit Pilot Rroli.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sanxhak” ku viktima ndodhej në makinën e tij.
“Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njofton policia.