Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Ndaj 11 kryetarëve të degëve që s’kanë pranuar të jenë pjesë e Kuvendit të 18 dhjetorit do vendosë kryesia


Numri dy i PD-së ka theksuar se 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë firmosur për pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me një nocion mosbesimi ndaj kreut të partisë në Kuvendin e 18 dhjetorit, Bardhi tha se një mocion i tillë nuk është bërë nga askush dhe nuk ka asnjë arsye të ketë.

Po kështu ai paralajmëroi se ndaj të gjithë kryetarëve të degëve të PD-së që nuk kanë pranuar të jenë pjesë e 18 dhjetorit doi vendosë kryesia e PD-së pas hartimit të një raporti.

“Kërkesa e tyre tyre nuk ka qenë për të përçarë partinë siç rezultoi në lëvizjen e Sali Berishës. Ka prej tyre që kanë firmosur për një Kuvend pasi kaë gjykuar se duhet mbledhur një Kuvend dhe më pas kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendi Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor. Është përgjegjësia jonë të mos mbështesim asnjë frymë përçarëse. Të mos i vëmë përballë demokratët kundër njëri-tjetrit për interesa të një personi të vetëm. Asnjë institucion i PD-së nesër nuk është nesër në asnjë tubim. Mocioni i mosbesimit shvillohet në Këshillin Kombëtar të PD-së. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë sepse nuk ka asnjë arsye të tillë. Kryetari i PD-së është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë tre muaj para këtij çasti. 11 kryetarë të degës nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e procesit të 18 dhjetorit. Të gjithë ata që nuk kanë kryer përgjegjësitë, si sekretar kam nisur përgatitjen e një raporti dhe shumë shpejt do të mblidhet Kryesia për të parë veprimet e mëtejshme.” – tha ai.