Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka thënë mbrëmjen e sotme se deputetët e PD-së që mbështesin Berishën do të përpiqen të krijojnë rrëmujë në Kuvendin që do të mbahet nesër në ‘Air Albania’.
“Një pakicë e caktuar ka për qëllim të bëjë rrëmujë. Bëhet fjalë për kolegë të mitë në PD. Me në krye deputetët që janë rreshtuar. Zonjën që akuzoi se i kishim përmendur emrin e kishte telefonuar zonja Vokshi. E kishte marrë në telefon. Se e ruajta bisedën dhe i thashë që nuk e kam përmendur emrin. Rrëmuja do mbarojë. Nuk i kam dëgjuar mbështetësit e Berishës. Nuk kam qenë kurioz”, tha Bardhi në ABC News.
I pyetur nëse Kuvendi i thirrur nga Berisha mund të shkarkojë Bashën, numri dy i PD-së tha se kjo gjë nuk ka asnjë mundësi të ndodhë.
“Ka zero shanse për të shkarkuar Bashën. Këtë gjë e bën ose 1/4-ta e Kuvendit Kombëtare, ose ¼-ta anëtarëve të partisë, ose me vendim të partisë ose me vendim të Këshillit Kombëtar. Neser kush e ka thirru? Kush janë ? Kush i ka verifikuar.” – theksoi Bardhi.