Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi u përgjigjet akuzave për falsikimin e firmave të delegatëve: Këto gënjeshtra e shpifje duhet të ndalin tani, Berisha po vijon me strategjinë e tij


Sekretari i Përgjithshëm Bardhi u është përgjigjur akuzave për falsifikim firmash.

Në një deklaratë zyrtare nga selia blu, numri dy i partisë tha se prej më shumë se dy orësh një televizion privat për llogari të interesit të Berishës po shpif duke kryer një vepër penale.

Bardhi shtoi se nervozizmi nga transparenca e bërë për 5259 emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit dhe presioni ndaj delegatëve po bën që ata të gënjejnë.  

“Jam në këtë komunikim në këtë orë të vonë për shkak se prej më shumë se dy orësh një televizion privat për llogari të interesit të Berishës ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik duke shprehur nervozizmin për transparencës që PD ka bërë për përgatitjen e Kuvendit duke bërë publik 5295 të anëtareve të Kuvendit që kanë plotësuar formularin. Ata kanë kryer veprën penale të shpifjes dhe po përdorin demokratët mish për top pa i interesuar se po nxisin të bëjnë një vepër penale. Vendosa në dispozicion të medias formularin e firmosur nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Xhuljan Guçe. Unë e mirëkuptoj atë që njëlloj siç kanë qenë në presion gjatë gjithë kësaj kohë mund të jetë edhe në këto moment në presion dhe duhet ta ndalë këtë gënjeshtër tani. Të thuash një gënjeshtër  të tillë duhet të mbash përgjegjësi ligjore. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raste të tjera sikur ka ndodhur një operacion falsifikimi. Nervozizmi nga kjo transparencë se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndroj shumica e anëtarëve të Kuvendit për fat të keq Berisha po vijon me strategjinë e tij” – tha Bardhi.