Vendosni fjalën kyçe....

Basha fton nesër demokratët në seli për ditëlindjen e PD-së


Kreu i PD-së Basha ka ftuar demokratët në selinë blu për festën e 11 dhjetorit, ditëlindjen e partisë. Ceremonia pritet të nisë në orën 12 të mesditës.

“Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar.” – shkruhet në njoftim.

Më herët Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, tha se 69% e delegatëve të Kuvendit kanë pohuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur duke thënë se revolucioni e rithemelimi i partisë nuk mund të ndalet me falsifikime, teksa disa nga delegatët që u doli emri në listat e lexuara nga Bardhi, denoncuan falsifikimin e firmave.