Vendosni fjalën kyçe....

Briken Calja shpallet kampion bote, merr një medalje ari e dy argjendi


Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar medaljen e artë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Uzbekistan.

Calja ka ngritur 156 kilogramë në provën e fundit në stilin e shkëputjes deri në 73 kilogramë peshë trupore duke u ngjitur në podium.

Po kështu peshëngritësi mori dy medalje argjendi.

Peshëngritësi tjetër shqiptar që merr pjesë në botëror, Erkand Qerimaj, ngriti 153 kilogramë në të njëjtën kategori.