Vendosni fjalën kyçe....

Dje Salianji, sot në SPAK paraqitet Paloka


Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është thirrur ditën e sotme në SPAK.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Paloka tha se priste që të deklaronte për hetimin e zgjedhjeve por nuk ishte pyetur për këtë çështje.

Ai tha se u pyet për një çështje tjetër por pa zbuluar asnjë detaj.

Prisja se mos ishte në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, por nuk kishte lidhje me këtë. Është një çështje e vjetër”, deklaroi Paloka.

Ditën e djeshme në SPAK u paraqit një tjetër deputeti i PD-së ishte në SPAK. Ervin Salianji nuk dha asnjë detaj se për çfarë ishte thirrur.