Puna si ambasador amerikan në Rusi në fillim të viteve 2000 ishte kaq stresuese, sa bëri që flokët e drejtorit të CIA-s, William Burns të humbnin ngjyrën e tyre, ka pohuar shefi i sapoemëruar i inteligjencës.
Duke folur për ‘Wall Street Journal’, Burns pretendoi se ai u thinj më së shumti gjatë punës së tij në Moskë, një post që ai mbajti nga viti 2005 deri në vitin 2008.
“Pjesa tjetër e flokëve të mia gri ka të bëjë me negociatat me iranianët, veçanërisht negociatat sekrete në vitin 2013 mbi armët bërthamore”, shpjegoi ai, duke iu referuar marrëveshjes së përkohshme të Planit të Përbashkët të Veprimit të nënshkruar atë vit midis Iranit dhe gjashtë vendeve të tjera për të lehtësuar embargon ndaj Teheranit në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.
Drejtori i CIA-s vuri në dukje se ai ‘nuk do ta nënvlerësonte kurrë oreksin e Presidentit Putin për rrezik’ kur bëhet fjalë për Kievin edhe pse Moska ka mohuar çdo plan për një sulm ndaj Ukrainës.