Dy pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë në 3130.
Personat që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Tirana, 56 e 88 vjeç.
Nga 2859 testime ditore, janë gjetur 352 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në spital po mjekohen 136 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.