Aktori Alec Baldwin u kap në kamera duke u përballur nga një gazetar, pas një interviste të kritikuar gjerësisht në të cilën ai tha se nuk kishte qëlluar me armën që vrau një kineaste në tetor në skenën e xhirimit të filmit ‘Rust’.
Kur gazetari i ‘New York Post’ Jon Levine u përball me Baldwin në Manhattan, ai u përpoq të pyeste yllin e Hollivudit në lidhje me të shtënat tragjike që çuan në vdekjen e kineastes Halyna Hutchins.
Pasi Levine e pyeti Baldwin se çfarë e kishte sjellë në qytetin e Nju Jorkut dhe kë po takonte, ai sulmoi gazetarin teksa mbante një çadër, ndërkohë që gruaja e tij kërkoi Levinit të largohej e të mos i shqetësonte duke e përmbajtur burrin e saj.
Pak para se Baldwin të futej në shtëpi, Levine e pyeti përsëri aktorin nëse ai me të vërtetë nuk e kishte tërhequr këmbëzën, siç ka pretenduar por aktori nuk u përgjigj.
Shtëpia dukej se i përkiste regjisorit Woody Allen.