Gazetarja amerikano-filipinase, njëkohësisht redaktore e faqes së lajmeve Rappler, të cilën ajo e themeloi në vitin 2012, ka teksa ka marrë në dorëzim Çmimin Nobel për Paqe në Oslo (Norvegji), në fjalin e saj e ka cilësuar mediat sociale dhe Facebooku si “llum toksik që rrjedh nëpër ekosistemin tonë të informacionit”.
“Kompanitë amerikane të internetit bëjnë edhe më shumë para nga përhapja e urrejtjes dhe provokimi i më të keqes tek ne”, – tha Ressa në fjalin e saj.
“Facebook është media më e madhe e lajmeve në botë, por studimet kanë treguar se gënjeshtrat e ndërthurura me zemërim dhe gjuhë urrejtjeje përhapen më shpejt dhe më gjerë se faktet në mediat sociale”, – theksoi ajo.
Sipas saj, këto kompani amerikane që kontrollojnë ekosistemin tonë global të informacionit, japin një pamje të shtrembëruar të fakteve, një pamje të shtrembëruar të gazetarëve.
“Ato janë krijuar për të na ndarë dhe radikalizuar. Ajo që ndodh në rrjetet sociale nuk qëndron në rrjetet sociale”, – nënvizoi Ressa, ndërsa shtoi, se: “Dy kompanitë më të mëdha si Google dhe Facebook i furnizojnë vetes grumbullojnë të dhëna mbi sjelljen njerëzore dhe më pasi I shesin ato ofertuesit më të lartë”.
“Ky informacion mund të përdoret si armë nga autoritetet. Ky është një eksperiment në kohë reale me pasoja katastrofike sidomos në vendet ku mbizotëron apo zhvillohet autoritarizmi”, – ka vazhduar ajo.
Për të, këto kompani shkatërruese kanë devijuar paratë nga kompanitë e lajmeve dhe tani përbëjnë një kërcënim themelor si për tregun ashtu edhe për zgjedhjet që do të zhvillohen.
“Axhenda e tyre editoriale është e drejtuar nga fitimi dhe ekzekutohet në një shkallë të gjerë nga makineritë. Ndikimi është global, me ushtritë e lira që veprojnë në mediat sociale duke shkatërruar demokracinë në të paktën 81 vende të botës. Kjo pandëshkueshmëri duhet të hiqet”, – nënvizoi Maria Ressa.
Në përfundim të fjalës së saj, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe tha: “Demokracia është kthyer në mbrojtje të vlerave tona nga gruaja te gruaja, nga burri te burri. Jemi përballë një zgjedhjeje vendimtare, ku ose mund të vazhdojmë në rrugën që jemi tani dhe të përfundojmë me fashizëm, ose secili mund të zgjedhë të luftojë për një botë më të mirë”.
*Përshtati në shqip Telnis Skuqi
VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e NRK.no