Vendosni fjalën kyçe....

I thanë të vinte maskën, burri vret dy persona në Rusi


Një burrë që hapi zjarr në një zyrë komunale ruse, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë, besohet të ketë nisur sulmin pasi iu tha të mbulonte fytyrën, kanë raportuar mediat lokale.

Sipas një burimi policor për të përditshmen e biznesit RBK, veterani 45-vjeçar Sergey Glazov qëlloi një degë të MFC-së, të përdorur nga qytetarët rusë për përpunimin e dokumenteve zyrtare, në juglindje të Moskës të martën.

‘Kommersant’ ka raportuar se burri nxori një armë dhe filloi të qëllonte pasi u ndalua nga një roje sigurie dhe iu kërkua të mbante një maskë për fytyrën në përputhje me rregullat aktuale të vendit Covid-19. Sipas forcave të sigurisë, Glazov qëlloi me një armë të modifikuar.

Dy persona mësohet se kanë humbur jetën gjatë incidentit, i cili ndodhi në qendrën shumëfunksionale të shërbimit publik në rrethin Ryazansky, rreth 12 kilometra larg Sheshit të Kuq të qytetit. Duke folur për gazetarët, nënkryetarja e bashkisë së Moskës, Anastasia Rakova tha se administratori i ndërtesës dhe roja i sigurisë kishin vdekur në incident. Sipas saj, burri kishte hyrë për të marrë një pasaportë.

Një zëdhënëse e forcave të rendit, Irina Volk, ka konfirmuar se ‘agresori është arrestuar dhe është dërguar në departamentin e policisë’.