Kryetarja e Lidhjes së Gruas në Dibër ka denoncuar se i kanë falsifikuar firmën.
Dafina Muda, që është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, tha se nuk kishte firmosur për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit duke bërë thirrje që formulari të bëhej publik duke pretenduar se në vend të saj ka firmosur tjetër njeri.
“Kanë firmosur për mua pa dijeninë time për Kuvendin e datës 18 dhjetor. Kërkoj të bëhet publik formulari që pretendojnë që është firmosur nga unë.” – tha delegatja Dafina Muda.
Më herët të njëjtin pretendim paraqitën edhe Xhuljan Guçe e delegatja e Malësisë së Madhe, Mimoza Rexhvelaj.
Të dy thanë se u ishte falsifikuar firma për sa i përket pjesëmarrjes në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit duke thënë se do jenë të pranishëm ditën e nesërme në ‘Air Albania’.
“Unë kam firmosur vetëm 1 formular, atë të 11 dhjetorit, ai që do të mblidhet nga demokratët. Unë e mora vesh nga rrjetet sociale.” – tha Guçe.