Vendosni fjalën kyçe....

Meta rikthen në Kuvend ligjin për buxhetin 2022


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim Ligjin për Buxhetin 2022 sërish në Kuvend duke e argumentuar se reflekton mangësi të theksuara në planifikimin dhe alokimin e fondeve buxhetore për vitin 2022, sipas nevojave reale që ka vendi për të adresuar problematikat më emergjente.

Meta e ka rikthyer ligjin për shqytim në bazë të problematikave të vërejtura duke përmendur arsyet e mëposhtme:

-Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:

-Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;

-Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;

-Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;

-Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

Arsyet e kthimit të ligjit Për Buxhetin e vitit 2022