Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për laboratorin në Has, SPAK i konfiskon hotelin Admir Hoxhës


SPAK ka konfiskuar pasurinë në pronësi të biznesmenit Admir Hoxha.

Përmes një njoftimi zyrtar SPAK bën me dije se kjo pronë me vlerë 5 milion euro i ka kaluar shtetit.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftim.

Admir Hoxha është ende në kërkim nga policia. Ai konsiderohet si truri i laboratorit të heroinës në Has dhe kishte organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar.

Përveç Hoxhës, sipas prokurorisë drejtues i këtij grupi kriminal ishte dhe kushëriri i tij, Hekuran Hoxha.