Vendosni fjalën kyçe....

Pasi rifitoi lirinë, Britney Spears do bëjë dasmë por nuk ka ndërmend të ftojë asnjë familjar


Pasi fitoi lirinë dhe mori në kontroll jetën e saj, këngëtarja Britney Spears tani po planifikon të martohet me të fejuarin e saj Sam Asghari.

Mediet e showbizz-it po raportojnë se Britney dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte – dhe kjo do të thotë se anëtarët e famshëm të familjes së saj nuk do të jenë të pranishëm.

 “Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtetë jetën e saj.”– thotë një burim pranë këngëtares për Us Weekly.

Gazeta raportoi gjithashtu se ikona 40-vjeçare e popit nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, kjo përfshin edhe prindërit e saj Jamie Spears dhe Lynne Spears.

“Për momentin, nuk do të ketë asnjë nga familja e saj që të jetë i ftuar në dasmë”- tha burimi.

Ashtu si prindërve, edhe vëllait dhe motrës Bryan dhe Jamie-Lynn janë të ndaluar të marrin pjesë.  Megjithatë këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe.

Nuk është e qartë nëse ajo do organizojë një festë të madhe apo një ceremoni intime.

Mosinteresimi i Britney-t për të kaluar kohë me anëtarët e familjes së saj vjen pas konflikteve të vazhdueshme që ata kanë patur përmes gjykatave dhe në mediet sociale lidhur me kujdestarinë e babait të saj për më shumë se një dekadë, jo vetëm tek financat e saj por edhe për zgjedhjen e personave me të cilët ajo kalon kohë, nëse do të martohet e madje edhe i ishte ndaluar të bënte fëmijë të tjerë.