Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të kalonin 1950 kg ilaçe kontrabandë në Durrës, arrestohet punonjësja sociale që punonte në Itali në kërkim shefi i shërbimeve në Lezhë


Një sasi prej 1950 kg medikamentesh janë kapur në Doganën e Durrësit në një mjet të cilat do  shmangeshin detyrimeve doganore.

Autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndryshme, të cilat kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan.

Vlera e detyrimeve doganore të shmangura për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

Në pranga shtetasja A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali. si dhe u shpall në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”.