Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja ku u vra shtetasi Pilot Rreli në Laç.
55-vjeçari mbante edhe emrin Rakip ndërsa ushtronte aktivitet privat në tregtimin e materialeve të ndërtimit.
Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe para 10 viteve është dënuar për një sherr të ndodhur.
Ekzekutimi i tij u krye pasi doi nga banesa, ku pas breshërive të plumbave makina e tij ka përfunduar në kanal
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po ashtu, drejt Laçit janë drejtuar dy grupe të FNSH si dhe ekspertë të kriminalistikës, që pritet të zbardhin të tjera detaje nga vendi i krimit dhe nga kjo ngjarje e rëndë.