Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria zbarkon në hotelin ku humbën jetë 4 turistët rusë, eksperiment për të gjetur shkakun e vdekjes


Policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare po hetojnë në hotelin në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistë rusë.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertë të strukturës ushtarake që kanë pajisjet e posaçme të cilat bëjnë të mundur dhe identifikimin e agjentëve kimikë apo biologjike, po kryejnë eksperimentin në katin e nëndheshëm të hotelit që prej mëngjesit të kësaj të premteje.

Për të zbuluar shkakun e vdekjes shërbimet e ushtrisë do kryejnë një eksperiment për të nxjerrë të dhëna,

Përgjigjja paraprake e ekspertizës mjekoligjore ka hedhur dyshimet se pjesëtarët e familjes Burenkov kanë humbur jetën nga asfiksia.

Në dosjen e regjistruar si vrasje nga prokuroria e Kavajës viktimat janë: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh. Pak kohë më parë, asnjë prej institucioneve shqiptare nuk mori përsipër ekzaminimin e provave. Pas mostrave të ujit për të përcaktuar përmbajtjen e klorit, Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk ishin marrë konform procedurave. Edhe siguria ushqimore ktheu përgjigje negative. Në dosjen hetimore përmenden ushqime të konsumuara nga turistët, por sipas ISUV, ata nuk mund të ndihmonin në ekzaminimin e provave, pasi nuk ishin në kompetencën e tyre ligjore.