Drejtuesi i Fabrikës së Kromit në Bulqizë dhe dy punonjës janë arrestuar për “Mos kallzim krimi” për vdekjen e ndodhur ditën e djeshme të shtetasit M.K 65 vjeç banues në Bulqizë.
Shtetasi M.K ishte duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës së bashku me shtetasit Rr.K dhe A.A të hipur mbi një varkë të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të kanë humbur ekuilibrin dhe kanë rënë në ujë ku dhe ka humbur jetën viktima. Pas ngjarjes trupi i viktimës është dërguar në banesë.
Për këtë u arrestua shtetasi I.N 53-vjeç banues në Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim dhe shtetasit Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .
Njotimi i plotë:
Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.
Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.