Të tjera detaje kanë dalë nga atentati në Laç ku mbeti i vrarë Rakip (Pilot) Rroli.
Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar dy persona të cilët mendohen se kanë kryer atentatin.
Si autor të dyshuar policia ka identifikuar shtetasin me iniciale S.L dhe djalin e tij.
Këta persona kanë pasur konflikte me biznesmenin. Rakip (Pilot) Rroli u vra me breshëri automatiku mëngjesin e kësaj të premte pak larg shtëpisë së tij në Kurbin.
Ai është ekzekutuar teksa hipte në makinë, ku dy persona i janë afruar dhe kanë qëlluar me armë, ku biznesmenin e kanë kapur në trup 7 plumba. Autorët më pas janë larguar nga vendngjarja në këmbë.
Biznesmeni Rakip Rroli ushtron aktivitetin e tij në tregtimin e materialeve të ndërtimit. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë pasi 10 vite më parë është dënuar për plagosjen e një personi. Në vitin 2011, ai është përfshirë në një sherr masiv, ku me sende të forta plagosi një 22-vjeçar.
Gjithashtu një pistë hetimi nga policia është edhe për aktivitetin e djemve Emiljano dhe Isuf Rroli të cilët në vitin 2017 janë hetuar për drogë. /Hashtag.al