Ndërkohë që demokratët po mbajnë sot Kuvendin Kombëtar për atë që Sali Berisha e ka quajtur “rithemelimin e Partisë Demokratike”, në rrugët e Tiranës pranë Kuvendit u vu re një lëvizje e madhe e Policisë.
Në medie u tha se autoblindat janë vendosur pranë selisë së Partisë Demokratike. Por në fakt ato nuk janë në të vërtetë para selisë blu.
Në disa medie qarkulluan lajmet se kjo po ndodh për arsye sigurie pasi mund të ketë një plan të demokratëve për të marshuar drejt selisë blu pas Kuvendit Kombëtar.
Por këto lajme janë hedhur poshtë nga deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Luçiano Boçi. Ky i fundit i quajti këto “skenare imagjinare”.
Por çfarë tregojnë pamjet nga selia blu?
Pamjet nga selia blu tregojnë të kundërtën. Në hyrjen para selisë së PD-së nuk vihet re asnjë shenjë Policie dhe gjithçka duket e qetë.
Ndërkohë përsa i përket videove me automjete të Policisë, sigurisht që siç ndodh në çdo rast tubimi apo aktiviteti të tillë, ajo e ka për detyrë dhe është në gatishmëri në rast se ndodh ndonjë skenë përplasjeje./Hashtag.al