Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbërin në selinë e PD-së për 31-vjetorin e partisë: Ditëlindje e thyer nga ata që përçanë PD-në për interesa personale po do dalim më të bashkuar


Kreu i PD-së Basha ka mbërritur në selinë blu për 31-vjetorin e themelimit të partisë.

Në hyrje të saj ai dha një mesazh të shkurtër për mediat e mbledhura.

Kryedemokrati theksoi se ditëlindja e PD-së sot është e thyer nga ata që e përçanë atë për interesat e tyre.

Në fund Basha tha se nga kjo ditëlindje PD do dalë më e bashkuar dhe e vendosur për demokratët.

“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale.” – tha Basha.