Kreu i PD-së, Basha, ka theksuar sot nga selia blu se interesat e demokratëve janë më të shenjta çdo çdo gjë tjetër.
Në 31-vjetorin e themelimit të partisë, kryedemokrati tha se PD-ja është parti pro-amerikane dhe hijet e së kaluarës nuk do e turbullojnë më.
Po kështu ai theksoi se e shkuara nuk do mundet ta pengojë më misionin e demokratëve.
Në fund ai ftoi të gjithë demokratët që sipas tij kanë gabuar por kanë motive të pastra që të vijnë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit.
“Interesat e demokratëve janë më të shenjta se çdokush dhe gjithçka tjetër. Hijet e së kaluarës nuk duhet tju turbullojnë. Ne jemi PD e Shqipërisë pro amerikane, e vlerave të perëndimit. Çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë, për të na tërhequr nga përballja frontale që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prillit është dhe duhet të jetë e shkuara. Ne jemi këtu dhe unë jam këtu për të konfirmuar në nderin tuaj dhe gjithë demokratëve se e shkuara nuk mund dhe nuk do na pengojë në misionin tonë. Duke nisur nga ky moment e deri në realizimin e objektivit tonë parësor për të çelur rrugën europiane Shqipërisë, ne të gjithë bashkë do vazhdojmë përpara. Të shtunën më 18 dhjetor tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. Le mos t’i lejojmë atë ditë. Është një ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlere, vendosjen e interesit personal mbi atë të demokratëve, por e dimë që jo çdo ditëlindje shkon siç e duam, por ne mësojmë dhe ecim përpara, me zemrën e hapur për këdo që ka gabuar, por ka motive të pastra, me vendosmërinë për t’i thënë kujtdo që duan PD të përçarë, nuk do ja dilni ne jemi e do vardojmë të bashkuar.” – tha ndër të tjera Basha.