Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dita e sotme e jashtëzakonshme, selia e PD-së i përket demokratëve


Pas përfundimit të procesit të votimit, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat duke dalë nga stadiumi “Air Albania”.

Berisha e cilësoi ngjarjen e sotme si të më veçantën dhe si ditë të rithemelimit të PD-së.

Dua të përshëndes demokratët kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje, më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky kuvend ishte vepër të anëtarëve të lirë të PD-së. I pari i këtij lloji. Është triumfi më magjik i të gjithë triumfeve tjera. Sot, në 8 orë, pa pushim, mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rithemelimit të PD-së si forcë vigane opozitare. Në këtë moment historik, të një revolucioni paqësor që ka misionin e madh të përmbysjes së narkoshtetit, të rivendosjes së drejtës shqiptare të votës së lirë, pa patronazhistë dhe pa opozitë kukull. Mirënjohje të madhe ndaj të gjithë atyre që mbushën Foltoret prej dy muajsh dhe erdhën sot këtu si arkitektë të një ardhme krejtësisht tjetër për PD-në, Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në ambientet e një stadiumi, unë nuk mund të iki pa i çuar përshëndetje të përzemërta për ekipin kombëtar dhe tifozët kuqezi, të cilët i dua shumë sepse janë atdhetarë të vërtetë . I them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më madhështore midis lirisë dhe të shkuarës. Takimi më madhështor mes lirisë dhe të ardhmes. Rroftë liria”-deklaroi Berisha.

Më tej Berisha tha se do shkojë në selinë e PD-së edhe pse është rrethuar sipas tij nga policia. Madje ai bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga çdo përpjekje për të garantuar mbijetesën e Bashës.

“Peng Basha nuk do të doja të flisja fare për të sot. I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës. Selia është vetëm një, e demokratëve. Do shkojmë absolutisht në momentin më të parë që do të vendoset. Nuk është seli e pengjeve. Nuk është seli e rrethuar me blindat dhe bandat e Edi Ramës. I them Ramës hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për të garantuar mbijetesë pengut tënd. Hoqe apo nuk hoqe dorë revolucionin nuk e ndal”-deklaroi Berisha.