Vendosni fjalën kyçe....

Berisha numëron një nga një dështimet e Bashës: Bëri atë që s’e bën asnjë udhëheqës, nuk dha dorëheqjen dhe spostoi PD-në majtas e më majtas


Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi që ai thirri ka numëruar një nga një dështimet e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Përveçse theksoi se në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë kundër regjimit siç e quan qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, tha se ka bërë atë që asnjë udhëheqës nuk e bën, dorëzimin e sovranitetit të partisë së tij.

 Ai tha se pas të gjitha dështimeve Basha si “burracak” nuk dha dorëheqjen por vijoi më tej me shkeljen e statutit.

“Të dashur delegatë dhe delegatë, ne mblidhemi sot për të rithemeluar PD në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer në historinë e shkuar pa mohuar gabimet dhe defektet ne erdhëm në vitin 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë.

Partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO që u faktua lokomotivë e integrimit, që dha kontribute historike, në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve, partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe e projekteve të mëdha. Kjo pari arriti në vitin 2021 si një forcë politike e cila krijonte përshtypjen se ndodhej para alternativës ‘too be or not too be’, ‘të jesh apo mos të jesh’. Po pse ndodhi kjo? Në 2013-ën PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, njohu dhe realizoi rrotacionin e pushtetit.

Kryetari i saj dha dorëheqje, ashtu siç i takon çdo kryetari partie kur humbjet zgjedhjet. Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re, i cili në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite ;de facto u faktua vetë si një kallp opozitar. Ai nisi drejtimin e forcës, duke u përkulur para regjimit të Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi Bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit, sistemin multimodal.

Të gjitha këto projekte të mbështetura fuqishmit nga qeveria e PD. Duke pasur një armatë demokratësh, duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protestat e fuqishme të Tiranës, dhe t’i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur për vete, për ju dhe për qytetarët e Tiranës.

Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë e duke u trashur, çdo nismë që nisi, e ndërpreu me urdhër të kujt askush se di.

Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribute historike në këtë parti.

Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fazhismit por në fakt ndërtoi monumentin e hiçit.

Në 8 vite, ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD I shëmbëllente tashmë një druri të thatë që nuk gjëlbëron as bverë dhe asnjëherë.

PD pas zgjedhjeve të 2021-shit të cilat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin, mbeti jetimi vota e 6 mijë e 21 shqiptarëve, sepse Lulzim Basha u kujdes para së gjithash për karrigen e tij, për marrëveshjen em kreun e Meduzës, vendosi të sistemonte PD, ta shtronte atë në një fasadë opozite, në një shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shq2iptar. Pasi tradhëtoi votën tuaj, votën e 100 e 20 mijë shqiptarëve, ai vazhdoi rrugën e tij duke kryer krimin më të shëmtuar që një udhëheqës mund të kryejë, dorëzimin e sovranitetit të partisë së tij. Dorëzoi sovranitetin, për të shpëtuar kokën e tij sepse burracaku, nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Pas kësaj ai shkelmoi në vazhdim statutin, instaloi në krye të PD forume antidemokratike, përjashtoi drejtues të saj pa asnjë konsultë, pa asnjë analizë.

Në 8 vite Basha e spostoi Partinë konservatore majtas, majtas e më majtas.

Dhe në fund me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat në partinë që drejtonte, por vlerat e partisë socialiste ishin vlerat dhe qëndrimet e tij.

Të shumtë ishin ata që mendonin se PD duhej të shkrijhej, se mbaroi misionin e saj, se ajo është forcë që nuk fiton dot, që është një dekor i regjimit, që certifikon vjedhjen e zgjedhjeve, dhe certifikon vrasjen e shpresës së shqiptarëve.

Për të gjitha këto arsye themelore, demokratë u basdhkuan me nismën shpëtimtare të Foltores dhe ata vendosën me diskutimet e tyre, me debatet më të lira që ka njohur vendi në vitet e fundit, me përkushtimin më të madh të rithemelojnë forcën politike të tyre, të rithemelojnë PD-në të cilën sot, ne de juro e bëjmë realitet.

Miqtë e mi, foltorja ishte uragani që kaloi qytet më qytet dhe pushtoi zemrat dhe mendjat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e Diasporë kudo që janë. Kurrëndonjëherë shqiptarët nga 90-ta gjer sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri se ç’kanë ndjekur Foltoren e demokratëve shqiptarë.”- u shpreh Berisha.