Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Kuvendin e sotëm: Do ngrejë PD-në në piedestalin që meriton, duke u përballur me mafien më të rrezikshme të planetit, George Soros


Në fjalimin e tij përpara demokratëve, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kuvendi i Sotëm do të sjellë Partinë Demokratike në piedestalin që meriton, duke luftuar atë që e konsideron si mafien më të rrezikshme të Planetit, George Sorosin.

“Sot është ngjarje historike për konservatorë kudo që ndodhen në botë, sepse ai mblidhet si Kuvend shpëtimtar i vlerave të mëdha që ne ndajmë me ta kudo që janë, sepse ai mblidhet si Kuvend i cili përballet me sukses i vendosur të rrëzojë narkoshtetin në Shqipëri por i vendosur gjithashtu të ngrejë PD si parti konservatore në piedestalin që meriton, duke u përballur me mafien më të rrezikshme të planetit, me mafien e armikut më të egër të interesave shqiptare multimiliarderit George Soros.

Të dashur delegate dhe delegatë, ne mblidhemi sot për të rithemeluar PD-në në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer në historiunë e shkuar pa mohuar gabimet dhe defektët, ne erdhëm në vitin 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë, partia që anëtarësoi Shqipërinë në nato, që u faktua parti e integrimit, që dha kontribute historike në Pavarësinë e Ksoovës, artia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut, e projekteve të mëdha energjetike dhe në të gjtiha fushat, partia që ngriti shqiptarët nga lëngatat ku gjendeshin në grupin e kombeve më të varfra, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme më të larta.”– deklaroi Berisha.