Sot mijëra demokratë mblidhen në stadiumin ‘Air Albania’ në atë që ish-kryeministri Berisha e ka quajtur Kuvendi i rithemelimit të PD-së.
Pak javë më parë, ai njoftoi se i vetmi vend që mund të mbante pjesëmarrësit ishte stadiumi.
Lidhur me këtë është bërë prej pak ditësh edhe shpërndarja e kartave të delegatëve, veprim i cili është quajtur i pavlerë nga Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Bardhi, i cili tha se askush përveç institucioneve të partisë nuk ka të drejtë të lëshojë dokumente të anbëtarësisë a delegavëte të Kuvendit Kombëtar.
Por nuk është çështja e vetme që ka qenë burim përplasjeje mes palëve.
Si nisi gjithçka
Që prej 9 shtatorit, kur kreu i PD-së Basha përjashtoi ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar pas shpalljes së këtij të fundit noj grata nga amerikanët. Menmjëherë pas kësaj, Berisha lëshoi akuza të ashpra në drejtim të Bashës duke e quajtur atë peng të kryeministrit Rama.
Po kështu ai i përmendur atij dy dosje, atë Muzin për lobim të jashtëligjshëm në SHBA dhe Toyota Yaris si dhe e ka bërë përgjegjës për rezultatet e dobëta në opozitë 8 vitet e drejtimit të tij.
Ndërkohë Basha është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk do e lejojë që PD-ja tëkthehet në bunker të mbrojtjes së interesave personale të askujt dhe se nuk mund ta çojë PD-në e demokratët në një kurs përplasjeje me aleatin kryesor të vendit e partissë, SHBA-në.
Në një nga foltoret e fundit, ish-kryeministr Berisha njoftoi mbajtjen e një Kuvendi më 11 dhjetor. Pak ditë më vonë, kryedemokrati Basha njoftoi mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, më 18 dhjetor.
Para dy ditësh zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar vizitoi Tiranën. Ai u takua me Ramën e Bashën e gjatë takimit me këtë të fundit e bëri të qartë se çfarë ndodh me një parti që nuk distancohet nga një person i shpallur non grata nga administrata amerikane dhe se vendimi për shpalljen non grata nuk ishte politik por institucional. Po kështu ai tha se drejtësia shqiptare duhet të bëjë detyrën e saj nëse kërkon prova mbi korrupsionin e personave të shpallur non grata.
Sipas Berishës, Foltorja e nisur qytet pas qyteti do kulmojë me rithemelimin e PD-së sipas vlerave konservatore në takimin e sotëm. Dy janë pikat që pritet të votohen sot nga demokratët.
- Shkarkimi i Bashës si kryetar i PD-së
- Ndryshimet statutore të propozuara nga Berisha
Delegatët do verifikohen nga një komision, ndërsa emrat e tyre kanë qenë arenë akuzash e kundërakuzash mes palëve. Që prej dorëzimit të fillestar të mbi 3800 emrave në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Paloka e jo në atë të Sekretarit Bardhi, ka nisur një seri përplasjesh. Berisha ka deklaruar gjatë foltoreve se nuk mund t’i dorëzonte emrat në zyrat e Bardhit për shkak se të dhënat personale mbrohen me Kushtetutë dhe me ligje ndërkombëtare ndërsa Bardhi ka theksuar se organi i vetëm zyrtar ku dorëzohen e verifikohen firmat është zyra e tij.
Ditën e djeshme, Sekretari Bardhi dhe zëdhënësja Zhupa lexuan emrat e 5259 personave të cilët sipas tyre kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 18 dhjetorit. Pas kësaj disa delegatë pretenduan se nuk kishin firmosur dhe se u ishin falsifikuar firmat.
Mbrëmja pasoi me akuza e kundërakuza mes palëve me Berishën që tha se asnjë falsifikim nuk mund ta ndryshonte rrjedhën. Ndërsa Bardhi u kundërpërgjigj duke theksuar se asnjë falsfikim nuk kishte ndodhur dhe se gënjeshtrat e shpifjet si pjesë e strategjisë së Berishës duhet të ndalnin. Po kështu ai shtoi se nuk ka asnjë mundësi që kreu i PD-së të shkarkohet nga tubimi i nesërm i Berishës.
Po çfarë pritet të ndodhë në ‘Air Albania’
Delegatët do verifikohen përmes kartave elektronike të shpërndara. Mbi kartë janë të shënuara emër, atësi, mbiemri dhe pozicioni politik në parti ose degë i delegatëve, por edhe një kod sigurie që do ti mundësojë Komisionit të Verifikimit të mandateve që do të ngrihet po nesër në kuvend për verifikimin e tyre.
Punimet do nisin zyrtarisht në orën 10 të mëngjesit. Do ketë fjalime të ish-kyreministrit Berisha e ish-themeluesve a delegatëve të PD-së. Do ketë edhe një votim ku më kryesorët janë ai për ndryshimet statutore, i pasuar nga ai për shkarkimin e Bashës. Nëse kjo ndodh, atëherë sipas grupit që është pjesë e foltores, drejtimin e partisë do e marrë një ekip deri nëë zgjedhjet e reja në parti.
Ndër ndryshimet statutore me i rëndësishëm është ‘Neni Basha’, që përcakton se kreu i partisë shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe pëfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit.
Në të njëjtën kohë, kreu i PD-së Basha ka organizuar një festë në selinë blu me rastin e ditëlindjes së PD-së.
Punimet e Kuvendit janë shoqëruar me paqartësi për sa i përket financimit të kostove të tij, që deri tani nuk janë bërë të ditura.
/Hashtag.al