Vendosni fjalën kyçe....

Delegatët vendosin me votim të fshehtë të shkarkojnë Lulzim Bashën


Ka përfunduar numërimi i votave të delegatëve në Kuvendin e sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Nga procesi i votimit 4446 delegatë votuan për shkarkimin e Bashës.

Ndërsa kundër votuan 36 delegatë dhe 9 vota dolën të pavlefshme.

Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit janë regjistruar 4934 delegatë. Nga këta delegatë, pjesëmarrës në votim kanë qenë 4491 delegatë. Nga këta 4491 delegatë, kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të Partisë Demokratike 4446 delegatë. Kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme. Ky është rezultati zyrtar i procesit të votimit”-tha Këlliçi i cili është Kryetar i Komisionit të Përkohshëm për drejtimin e Partisë.