Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: E dua Shqipërinë si Amerika, por nuk po flas për elementët e Sorosit, për ata kam vetëm 3 fjalë


Aktivistja demokrate Evi Kokalari, ka deklaruar gjatë fjalës së saj se Foltorja duhet të mësojë shqiptarët për mënyrën se si bëhet Fushata Elektorale.

Po ashtu ajo tha se kishte edhe një mesazh për elementët e George Sorosit në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke i kujtuar thirrjen e famshme “Let’s Go Brandon”, e përdorur në formë tallëse ndaj presidentit të SHBA-ve Joe Biden.

“Unë nuk e dua Shqipërinë si Europa, unë e dua Shqipërinë si Amerika.

Sepse amerikanët janë aleatët tanë më të mirë dhe nuk flas për aleatët që i kanë dalë në krah Bashës dhe elementët e George Sorosit që lëvrojnë në departamentin e Shtetit në Amerikë. Për ata kam vetëm 3 fjalë: ‘Lets Go Brandon’.

Sot kemi ndryshuar metodën se si PD do funksionojë. Secili nga ju keni të drejtën e votës dhe secili nga ju keni të drejtën ta zgjidhni një kryetar dhe ta hiqni një kryetar pa qenë nevoja për të kaluar 3 muaj duke shkuar nga një qytet në një tjetër. Megjithatë dua t’ju them që Foltorja duhet t’ju mësojë mënyrën se si bëhet Fushata Elektorale, jo vetëm në Amerikë por edhe këtu në Shqipëri. Është mënyra më e mirë për t’u lidhur me popullin, votuesit dhe për të qenë më pranë shqiptarëve.”- tha Kokalari.