Këto janë pamjet nga Selia e Partisë Demokratike, ku ndryshe nga sa është raportuar në medie nuk është e rrethuar nga Forcat Speciale apo autoblinda të Policisë.
Pak më herët qarkulluan disa pamje për të cilat u tha që tregonin se forca të shumta policisë dhe Forcat Speciale kishin rrethuar selinë blu. Por ato nuk janë nga Selia blu.
Gjithashtu u fol për skenare se demokratët do të marshonin atje pas Kuvendit Kombëtar për të rimarrë selinë.
Mirëpo të dyja këto informacione bien poshtë. E para sepse para selisë blu nuk shihet asnjë automjet policie, ndërsa për të dytën folën zyrtarë të PD-së që thanë se lajmet për marshimin ishin të pasakta.
Ndërkohë përsa i përket videove me automjete të Policisë, sigurisht që siç ndodh në çdo rast tubimi apo aktiviteti të tillë, ajo e ka për detyrë dhe është në gatishmëri në rast se ndodh ndonjë skenë përplasjeje.