Deputeti Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kryesinë e Partisë Demokratike ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Kryetarit Lulzim Basha dhe mënyrën si po e drejton partinë.
Gjekmarkaj mësohet të thënë se në Kryesi nuk ka më debat pasi të gjithë janë në anën e Kryetarit.
Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi ëndrrash. Këtu s’ka më debat, janë të gjithë në anën e Kryetarit! Çdo lider do ia kishte zili kësaj dite. Tani le të kthehemi tek problemi, duam një parti për vete si kjo, ku të jemi ne në kryesi, deputet etj, një më të bashkuar, një PD të madhe apo ëndërr një më të madhe për të ardhur një ditë në pushtet! Për këtë duhet eksploruar ende çdo mundësi komunikimi dhe jo ndëshkimi, çdo mundësi për të shmangur këtë dramë në të cilën është PD!”-ka thënë Gjekmarkaj.
Më tej ai thotë se Basha i merr vendimet me një grup të vogël dhe i lexon në Kryesi, duke thënë se e refuzo këtë logjikë të vepruari.
“Unë nuk di në përfaqësojmë ne shumicën apo “ata”! Ju i merrni vendimet me një grup të vogël dhe ne na i lexoni këtu. Unë e refuzoj këtë logjikë. Por di që, demokratët sonte janë kokëulur sepse e shohin partinë e tyre më të përçarë së kurrë! Ndëshkimi është i lehtë por se di në është i duhuri”-ka thënë deputeti.
Gjekmarkaj e cilësoi të duhur vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar po tha se duhet ta kishte marrë vendimin së bashku me Partinë dhe le të mbante përgjegjësitë partia.
“Z.Basha, ju keni marrë vendimin e duhur më 9 shtator por në mënyrën e gabuar! Partitë nuk janë si fëmijët ku qëndrimi paternalist i Kryetarit e shpëton nga rruga e keqe. Një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë, në do të bëhet anti-amerikane, anti-perëndimore, anti-kombëtare, të vetëshkatërrohet dhe nëse e duan se ndal dot!”-ka deklaruar ai.
Më tej Gjekmarkaj ka kërkuar të bëhet llogaria se pse Berisha e filloi me 30 vet foltoren dhe mblodhi në Kuvend me mijëra.
Ai ka pyetur nëse ka siguri se mund të përgatitet një Kuvend në pak ditë dhe të bëhet frymëzues.
“Kryetar ju keni eksperiencë politike të gjatë, shumë më të gjatë se unë, ndaj duhet tentuar çdo rrugë, çdo interes personal që kjo parti t’i shpëtojë goditjes! Unë kam mbajtur qëndrimet e mia e as pendohem për to, të njëjtat do mbaja përsëri dhe nëse s’ka rrugë tjetër dhe jemi të detyruar të shpëtojmë bërthamën properëndimore të kësaj partie, hajde ta shpëtojmë të vetëdijshëm që po zvogëlohemi. Duhet të pyesim veten pse zunë vend tezat e foltores, pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje, Sali Berisha ditën e parë pati 30 mbështetës! Sot mijëra sepse ai doli bëri betejë, ju e bëtë betejën në vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin më datë 18, ende nuk jemi mbledhur, nuk dimë çfarë tezash do hedhim, si do ta bëjmë ngjarje frymëzuese atë? A mund të përgatitet një kuvend në pak ditë për t’ju imponuar shoqërisë?”-tha Gjekmarkaj./Hashtag.al