Vendosni fjalën kyçe....

Ibra shpëton Milanin nga humbja, Juventus barazon me Venezian


Ibrahimoviç ka shpëtuar Milanin nga humbja vetëm në minutën e fundit të ndeshjes kundër Udinezes.

Duket se kuq e zinjtë nuk e kanë përtypur mirë eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Përballë Udinezes, Milani barazoi me rezultatin 1-1. Beto shënoi golin për bardh e znjtë në minutën e 17 ndërsa Ibrahimovic barazoi në minutën e 92.

Në sfidën tjetër Juventus barazoi me Venezian 1-1.

Goli i Moratës në pjesën e parë u barazua nga Aramu në pjesën e dytë. Skuadrat ndanë nga një pikë.