Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i Berishës zhbën strukturat drejtuese të PD-së dhe anulon Kuvendin e 18 Dhjetorit të Bashës


Kuvendi i sotëm i Partisë Demokratike i thirrur nga Sali Berisha pas miratimit të ndryshimeve në Statut, ka zhbërë disa struktura drejtuese të PD-së zyrtare.

Po ashtu edhe Kuvendin e thirrur më 18 Dhjetor nga kryetari Lulzim Basha.

“Pavlefshmëri absolute të mbledhjes së Kryesisë së PD për shkak të mbledhjes së saj të personave të paautorizuar. Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të partisë Demokratike për mbajtjen e Kuvendin e 18 dhjetorit.”- tha Belind Këlliçi.

Po ashtu, në nenin 66 të statut të ri, legjitimohet anulimi i vendimit për shkarkimin e Berishës nga grupi parlamentar pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Po ashtu, në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë. Më 22 Mars, do të mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja të PD-së.

Anëtarët e këtij Komisioni do të jenë:

Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këllici, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha.