Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi mohon thashethemet: JO, nuk do të ketë marshim drejt selisë së PD-së, është skenar imagjinar


Pas shumë informacioneve që qarkulluan në medie se do kishte një marshim drejt PD-së, deputeti Luçiano Boçi ka sqaruar mediet se kjo nuk është e vërtetë.

Në një prononcim për mediat, Boçi theksoi se nuk do të ketë një marshim duke i quajtur “skenare’ këto lajme.

Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se nëse sot votohet shkarkimi i Luzim Bashës si kryetar i PD-së, bie vlera e Kuvendit të thirrur nga ky i fundit më 18 dhjetor.

 “Jo nuk do të ketë marshim, skenarë të tillë janë imagjinar. Po vazhdohet me procedura të rregullta me qëllim që dhe largimi të jetë procedural dhe jo me skenarë. Janë anonçuar për të prishur këtë atmosferë.

Ishte e drejta e kryetarit ta thërriste Kuvendin sipas statusit. Nëse ai rezulton i shkarkuar, bie vlera e 18 dhjetorit, siç ka thirrur Kuvendin. Referendume zhvillohet në dehët e PD. Në çdo bashki dhe pjesa tjetër thashë se Kuvendi i 18 është në pikëpyetje për shkak të votimit. nëse rezulton i shkarkuar Basha, s’ka vlerë Kuvendi i 18 dhjetorit. Komisioni nuk është komisioni marrës i PD, por komisioni që do të merret me procedurat e organizmit të zgjedhjeve për drejtuesit e PD, për të gjitha strukturat. Mos t’i ngatërrojmë gjërat. Votat janë 50 plus 1.”– tha Boçi.

Kjo deklaratë e tij vjen pas shumë njoftimesh se demokratët do marshonin drejt PD-së pas Kuvendit Kombëtar, ndërsa në rrugët që të çojnë në selinë blu u vu re një prani e shtuar e Forcave Speciale.