Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Kryesia e PD-së, Basha: Ata që nuk janë të pranishëm ndihen të vetëshkarkuar. Në tubimin e Berishës ka indicie për falsifikim të vulës dhe logos


Menjëherë pas mbylljes së Kuvendit të Berishës në selinë blu nisi mbledhja e Kryesisë se Partisë Demokratike.

Nga mbledhja Basha është shprehur se ata që nuk ishin të pranishëm ndihen të vetëshkarkuar.

Te pranishëm 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha. Ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos”- shprehet ai.