Vendosni fjalën kyçe....

Me dy gishtat lart, Berisha hedh votën e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës


Vetëm pak momente më parë, ish-Kryeministri Sali Berisha iu drejtua kutisë së votimit për të dhënë votën e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Ndërsa jepte votën, ai ka përshëndetur me dy gishtat lart gazetarët dhe demokratët e pranishëm.

Kujtojmë se Berisha thirri Kuvendin e PD-së, për të shkarkuar Lulzim Bashën nga detyra e kryetarit, ku kanë marrë pjesë 4935 delegatët e pranishëm sipas grupit organizator të Kuvendit.

Ratifikimi i shkarkimit do të bëhet me ‘një anëtar, një votë’ me referendum në çdo degë të partisë.