Vendosni fjalën kyçe....

Pak çaste para nisjes së Kuvendit të njoftuar nga Berisha ambasada amerikane mesazh


Pak çaste para nisjes zyrtare të Kuvendit të njoftuar nga ish-kryeministri Berisha, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë në postim në Facebook ku thekson mesazhin kundër atyre që i quan ‘aktorë të korruptuar’ që përpiqen të dobësojnë e minojnë proceset e institucionet demokratike.

Teksa i referohet Samitit për Demokracinë, në mesazh thuhet se liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes e ajo për t’u organizuar janë nën sulm nga qeveri autoritare e persona të korruptuar.

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme. Nëse i keni humbur aktivitetet e Samitit, shihini ato këtu: https://bit.ly/3IP2sEn.”