Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar pasi në Kryesinë e mbledhur nga Lulzim Basha në selinë blu i vendos thirrja e Këshillit nesër më 12 dhjetor.
Paloka shkruan se kryesia nuk ka tagër të thërresë mbledhjen e Këshillit Kombëtar pasi u shkarkua sot nga Kuvendi i mbledhur në Air Albania.
“Sot Kuvendi i PD , për herë të parë u mblodh me kërkesë të delegatëve të tij dhe mori vendime historike , të rëndësishme në bazë të të cilëve qëndron rithemelimi i PD. Në Kuvendin e demokratëve të lirë, sot morrën pjesë një numër jo i vogël prej antarëve të Këshillit Kombëtar. Unë ju bëj thirrje dhe pjesës tjetër të anërarëve, t’i bashkohen PD të rithemeluar sot me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokrateve e të mos bëhen pjesë e lojës të atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve , për më tepër , nga sot, pa asnjë tagër për të mbledhur Këshillin Kombëtar . Këshilli Kombëtar, pas Kuvendit Kombëtar është organi me i lartë i PD dhe anëtarët e tij duhet të përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokratëve , vullnet që u shpreh qartazi sot në Kuvendin për rithemelimin e PD”- shkruan ai.