Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Berishës për Vuçiçin: Mos mendo të vish në Tiranë, sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundër teje


Mes të tjerash gjatë fjalës së tij në Kuvendin e thirrur nga ai, Berisha dha një mesazh edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiçin.

Ai e paralajmëroi atë që të mos vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur, pasi sipas tij shqiptarët do ta presin me protesta.

Ai insiston se nisma për “Ballkanin e Hapur” është një nismë serbomadhe.

“Do vazhdoj pa la lëkundur me ju misionin për të rikthyer në pushtet PD, si parti e vlerave të lirisë, si Parti që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij. Si parti që do të integroj Shqipërinë në BE. Si parti aleate besnike e NATO, s’do lejoj kurrë që Shqipëria të bjere në zona të tjera influencë përveç aleancës së atlantikut dhe BE.

Të themeloj PD si parti e interesit kombëtar që do të shndërroj Shqipërinë në vendin e shpesës së shqiptarëve, në vendin e bekuar për ata. në vendin ku ata do të ndërtojnë të ardhmen. T’i japim fund spastrimit etnik të politikave të Edi Ramës. PD ngrihet fuqishëm si parti e interesit kombëtar, e cila do t’i japë fund hegjemonisë.

Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i gjenocidit në Kosovë që mohon gjenocidin ndaj shqiptarëve.

Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Millosheviç se për Ballkanin e Hapur, mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë kundër teje.”- tha Berisha.